Dita e premte ka nisur me ndryshime në kampin kuqeblu. Pas njoftimit zyrtar të mbrëmjes së enjte për ndërprerjen e bashkëpunimit me dyshen drejtuese të pankinës kuqeblu, Qatip Osmani-Bashkim Livoreka, në orët e paradites së sotme, atëherë kur në fakt skuadra kishte të programuar seancën stërvitore të radhës, shqiptaro-maqedonasit Osmani-Livoreka janë përshëndetur me skuadrën duke i lënë radhën pasardhësve të tyre. Burime zyrtare pranë KF Vllaznia bëjnë të ditur se tashmë është marrë vendimi përfundimtar se kush do të marrë drejtimin e skuadrës. Ai është Thomas Brdariç, 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, që do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në stolin e 9 herë kampionëve të Shqipërisë Qatip Osmanin. Në krah të Brdariç është rikthyer trajneri aktual i Vllaznisë U21 Ergi Borshi, i cili ka punuar edhe më herët në stafin e tij. Me ardhjen e Borshit, pritet largimi nga stafi i zëvendëstrajnerit Ndriçim Shtubina, për të cilin thuhet se mund të marrë drejtimin e skuadrës Vllaznia U21 duke zëvendësuar kështu Ergi Borshin. Në orët e mesdites së sotme, tekniku kroat me pasaportë gjermane, Brdariç, ka mbërritur në stadiumin “Loro Boriçi” ku është takuari me pjesëtar të stafit teknik, zëvendëtrajnerin Ergi Borshi dhe trajnerin e portjerëve, Ideal Lekiqi. Ndërkohë, në vijim pritet nënshkrimi i kontratës me presidentin e KF Vllaznia, Alban Xhaferi dhe prezantimi me skuadrën kuqeblu.
Sipas medieve italiane skuadra e Interit ka arkëtuar deri më tani plot 132 milionë euro.…
Misioni i përfunduar për Interin që mundi Barcelonën 4-3 në kohën shtesë dhe është finalisti…
Në Bazel të Zvicrës vijojnë përgatitjet e fundit për festivalin evropian të këngës, që nis…
Kardinalët katolikë nga e gjithë bota nisin këtë të mërkurë (7 maj) procesin e votimit…
Deputetët e Kosovës kanë dështuar sërish për të konstituuar Kuvendin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Edhe…
Presidenti Bajram Begaj ka uruar kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz, ku thekson rëndësinë…
This website uses cookies.