Ndryshimet klimatike, mijëra protestues thirrje OKB-së të ndërmarrë veprime
Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e Nju Jorkut, duke kërkuar nga OKB më shumë iniciativa për të luftuar ndryshimet klimatike.
Protestues nga rreth 700 organizata dhe grupe aktiviste u mblodhën, duke mbajtur pankarta që ndër të tjera shkruanin: “Biden, jepi fund karburanteve fosile”, “Lëndët djegëse fosile po na vrasin” dhe “Unë nuk votova për zjarret dhe përmbytjet.” Protesta zhvillohet dy ditë para se të hapë dyert sesioni i 78-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Ne jemi këtu për të kërkuar që qeveria të shpallë një emergjencë klimatike,” tha për AFP agjencinë franceze të lajmeve Analilia Mejia, kreu i Qendrës për Demokracinë Popullore. Në një raport të fundit të OKB-së për klimën, ekspertët theksuan se emetimet e gazeve serrë pritet të arrijnë kulmin në vitin 2025, nëse superfuqitë industrial nuk zbatojnë si duhet objektivin e vendosur për të kufizuar ngrohjen globale siç është rënë dakord në Marrëveshjen e Parisit.
Kjo marrëveshje e cila është ratifikuar në 2015, përfshin një plan veprimi, por “mbetet shumë për të bërë në të gjitha frontet”, thuhet në raport përpara Konferencës së 28-të të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP28) që do të mbahet në Dubai në fund të vitit.