Ndryshimet klimatike, paralajmërimi për Britaninë: Po shkaktojnë kaos në natyrë
Humbja e modeleve të parashikueshme të motit po “shkakton kaos” për natyrën në Mbretërinë e Bashkuar. Kështu ka deklaruar në auditimin e fundit Organizatat për ruajtjen e trashëgimisë në Britani, National Trust.
Organizata paralajmëron se ndryshimet klimatike po prishin ritmin e rregullt të stinëve, duke i bërë bimët dhe kafshët e egra më të ndjeshme ndaj sëmundjeve.
“Kjo zhvendosje bazë sezonale po prish sjelljet vjetore të kafshëve në veçanti, por gjithashtu ndikon në pemë dhe bimë. Ndryshimet në rritje që ne po përjetojmë për sa i përket zgjatjes së stinëve tona mund të mos ndihen shumë në një periudhë 12-mujore, por gjatë një dekade ndryshimet janë jashtëzakonisht të rëndësishme“, tha Ben McCarthy, kreu i Ekologjisë së Natyrës.
Viti 2023 pa një sërë rekordesh temperaturash. U regjistruan me temperaturat më të larta të detit të regjistruara ndonjëherë në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar.
Ndërkohë nivelet e ulëta të ujit në lumenj, liqene dhe rezervuarë, shkaktuar nga mungesa e shiut, shoqëruar me temperaturat e larta, ka qenë një faktor në rritjen e lulëzimit të algave.
Në disa raste kjo ka çuar në vdekje masive të peshqve pasi nivelet e oksigjenit bien, duke i bërë ata të mbyten.
Dhe kishte gjithashtu stuhi dramatike, siç ishin Babet dhe Ciaran që dëmtuan peizazhet dhe vijat bregdetare në të gjithë vendin.
Pema më ikonike e Mbretërisë së Bashkuar, lisi, mund të goditet veçanërisht rëndë nga temperaturat në rritje gjatë gjithë vitit, paralajmëron McCarthy.
Ditët me temperatura të ulëta janë më të pakta, gjë që shpesh nuk lë kohë të mjaftueshme për të zhdukur sëmundjet.
Kafshët që dimërojnë, janë veçanërisht të kërcënuara. Ata dalin nga gjumi i tyre dimëror më herët dhe mund të përdorin shpejt rezervat e tyre jetike të mbetura të energjisë.
“Këto kushte atmosferike bëjnë që kafshët të humbin energjinë dhe ato thjesht nuk janë në gjendje të mbijetojnë. Pra, ne po shohim një shkallë më të lartë të vdekshmërisë”, tha McCarthy./ BBC