Ndryshimet klimatike – UNIDO, Ministria e Bujqësisë dhe UB, konferencë ndërkombëtare
Ekspertët mendojnë se është koha për veprim në lidhje me ndikimet e ndryshimeve klimatike në bujqësi. Ajo çfarë ata sugjerojnë është gjetja e rrugëve për ndërtimin e një ekonomie më të qëndrueshme. Me këtë fokus, u mblodh në Tiranë për herë të parë një konferencë ndërkombëtare për konkurrueshmërinë e sektorit agroushqimor, nga bashkëpunimi mes Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial, Ministrisë së Bujqësisë dhe Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor.
“Nëse nuk u morëm me tokën është e vetmja gjë që do shekuj të formohet. Problemi qëndron që duke shfrytëzuar keq atë dhe duke mos i kthyer asaj lëndën organike e cila është mitra e tokës dhe duke përdorur këtë gjë do të vazhdojmë që të mos marrim masa serioze. Për ti thënë fermerit që ato degë që ti krasit mos i digj, dekompozoji sepse kështu i shërbejnë ciklit për atje ku duhet” u shpreh Dhimiter Kote .
Një nga masat që po ndërmerr ministria e bujqësisë është që së bashku me Bankën Botërore do të ndërtojë për herë të parë platformën digjitale për bujqësinë inteligjente për klimën, ku do grumbullohen informacione për llojin e tokës, të dhëna hidrometeorologjike, praktikat bujqësore (përdorimi i plehëruesve, pesticideve, ujitjen etj.) dhe drejtimin e fermerëve në praktika më të qëndrueshme bujqësore.