Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Betohen para Presidentit, Ervin Mete dhe Delina Ibrahimaj
Ministrat e rinj që morën miratimin e Kuvendit janë betuar në Presidencë për të marrë drejtimin e posteve ministrore. Pas betimit të ministrave të tjerë, në Presidencë janë betuar edhe ministrat Ervin Mete dhe Delina Ibrahimaj.
Mete do të marrë drejtimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ndërsa Delina Ibrahimaj do të drejtojë Ministrinë e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
“U zhvillua sot në Institucionin e Presidentit të Republikës ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave.
Përpara Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, u betuan pas leximit të formulës së betimit: Zoti Ervin Mete, Ministër i Financave dhe Ekonomisë; Zonja Delina Ibrahimaj”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Ndërkaq, Arbjan Mazniku i cili do të jetë drejtojë Ministrinë e Shtetit për Pushtetin Vendor, Albana Koçiu, ministre e Shëndetësisë, Igli Hasani, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Ogerta Manastirliu, ministre e Arsimit dhe Anila Denaj si ministre e Bujqësisë u betuan para presidentit paraditen e së martës pas miratimit në Kuvend.
Profilet e 4 ministrave të rinj që përfshihen për herë të parë në qeveri
Igli Hasani, ministër i Jashtëm
Igli Hasani, i propozuar nga Rama si ministër i Jashtëm në vend të Olta Xhaçkës, ndonëse nuk është një emër i njohur në korridoret e politikës, profili i tij është më i theksuar si diplomat karriere.
Ai ka mbajtur pozicionin e Koordinatorit të Aktiviteteve Ekonomike dhe Mjedisore të OSBE-së. Përpara anëtarësimit në OSBE, ambasadori Hasani ka qenë Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Vjenë. Në janar 2021, ai mori postin e Kryetarit të Grupit të Partnerëve Aziatikë për Bashkëpunim.
Gjatë kryesimit shqiptar të OSBE-së, ambasadori Hasani ishte Kryetar i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së dhe kryetar i Grupit të Kontaktit Mesdhetar si pjesë e Trojkës së OSBE-së në vitin 2019.
Ambasadori Hasani ka një përvojë 17-vjeçare në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në role të ndryshme drejtuese, duke përfshirë si Sekretar i Përgjithshëm (2017-2018), Drejtor i Përgjithshëm për Politikat e Mbrojtjes (2015-2017), Drejtor i NATO-s dhe Marrëdhënieve me Jashtë (2013-2014). dhe Drejtor i Integrimeve Euro-Atlantike (2013-2014). Ai ka diplomuar në Drejtësi, Sociologji dhe Filozofi nga Universiteti i Tiranës, Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga King’s College në Londër, si dhe është diplomuar në Kolegjin Mbretëror të Studimeve të Mbrojtjes.
Ervin Mete, ministër i Financave
Ervin Mete, i cili merr portofolin e ministrit të Financave, në vend të Delina Ibrahimajt, është një emër i njohur në sferat e menaxhimit ekonomik të vendit. Aktualisht është drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që nga maji 2020. Më herët ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Bordit të Autoritetit, prej shtatorit 2019.
Mete ka shërbyer si zëvendësministër i Financave dhe zëvendësministër i Ekonomisë (2013-2017), përgjegjës për politikën fiskale dhe zhvillimin ekonomik. Gjatë kësaj periudhe ka qenë thelbësisht i përfshirë në reformën e menaxhimit të financave publike dhe modernizimin e kuadrit ligjor fiskal dhe financiar, përfshirë ligjin “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” dhe ndryshimet në ligjin “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”.
Ervin Mete ka drejtuar grupin e nivelit të lartë mes Qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për reduktimin e kredive të këqija në sistemin bankar dhe ka mbajtur pozicionin e koordinatorit kombëtar për Programin e Reformave Ekonomike me BE.
Mete është lektor i së drejtës fiskale pranë Shkollës së Magjistraturës. Ai ka shërbyer si ekspert dhe konsulent i Bankës Botërore (2011), Komisionit Evropian (2008) dhe PNUD-it (2007).
Ervin Mete mban gradën Master nga Universiteti i Harvardit, SHBA (LL.M. 2010) dhe nga Shkolla Ekonomike e Londrës (LL.M. 2009), ku është specializuar në të drejtë fiskale dhe të drejtë korporatash. Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me rezultate të shkëlqyera (2006). Z. Mete zotëron gjuhën angleze dhe atë italiane.
Albana Koçiu, ministrja e Shëndetësisë

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama propozoi Albana Koçiun si ministren e re të Shëndetësisë, duke zëvendësuar në këtë pozicion Ogerta Manastirliun, e cila qëndronte në këtë detyrë që nga viti 2017.
Albana Koçiu aktualisht mban pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013. Koçiu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës dhe vjen në krye të Departamentit të Administratës Publike pas një eksperience 18-vjeçare në pozicione drejtuese ne administratën qendrore dhe vendore, me fokus të veçantë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore.
Si drejtuese e Departamentit të Administratës Publike, znj. Koçiu kryeson në nivel teknik procesin e Reformës së Administratës Publike, si një ndër prioritetet e vendit drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Arbjan Mazniku, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Arbjan Mazniku është emëruar ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, dikaster i cili zëvendëson Ministrinë e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet. Mazniku ka shërbyer më parë si zv.ministër i Arsimit dhe Sportit, ndërsa nga viti 2015 është nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
Në janar 2008 ai u angazhua me lëvizjen civile MJAFT, duke mbajtur rolin e drejtorit për Politikat e Brendshme dhe drejtor i Komunikimit në strukturat e saj.
Duke pasur nën menaxhim një organizatë private, ai gjithashtu është marrë me studimin dhe analizimin e politikave publike në Shqipëri. Arbjan Mazniku ka studiuar për Gazetari në Universitetin e Tiranës dhe zotëron gradën Master në profilin Komunikim Politik nga Universiteti britanik “Sheffield”.