Deputetët e PD kanë akuzuar mazhorancën se nuk ka pasur vullnet politik për të krijuar një reformë zgjedhore të mirëfilltë. Deputeti Bujar Leskaj tha se këto ndryshime dëmtojnë PD dhe se opozita nuk duhet t’i votojë.
“Kodi zgjedhor në fuqi i hartuar nga Rama me moslejimin e koalicioneve është në dëm të opozitës nëse ne votojmë këtë kod ne certifikojmë ndryshimet e paligjshme që u bënë në dëm të opozitës. Nëse e votojmë këtë ne shërbejmë si noterë Ramës. Sistemi me lista të mbyllura u vendos se krijon stabilitet dhe nuk lejohej që të futen persona me precedent penal në lista si kandidatë, por kjo u rrëzua pasi Rama futi në Kuvend persona me precedent penal. PD nuk duhet të shndërrohet në kënetë për të pranuar kode zgjedhore që dëmtojnë opozitën”, tha Leskaj.
Edhe deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha u shpreh se është e pafalshme që në 30 vite vijojnë të diskutohen të njëjta probleme me reformën zgjedhore
“Ne sot që të gjithë kemi interesa politike, por a ngrihemi ne për të ndryshuar rregullat e lojës, edhe kur na prekin ne? Rregullat që na prekin ne nuk i kemi ndryshuar dhe sot po bëjmë minimumin e mundshëm, atë që na kërkon Gjykata Kushtetuese, por nuk po ofrojmë një reformë gjithëpërfshirëse, transparente dhe të debatuar. Gjithmonë kemi bërë ndryshime të minutës së fundit dhe kjo ndodh për shkak të mungesës së vullnetit politik, që nuk e jep opozita, por mazhoranca. Kjo e fundit nuk e ka dhënë asnjëherë vullnetin politik, është e pafalshme mungesa e vullnetit për të ndryshuar sistemin, për të implementuar rekomandimet e OSBE. Po si ka mundësi që diskutojmë pas 30 vitesh tranzicion, të njëjtat probleme që diskutonim 30 vite më parë”, tha Tabaku.
Fillon zyrtarisht përgatitja për finalen e Ligës së Kampionëve 2025: UEFA ka hapur shitjet e…
Mark Markez vazhdon të dominojë në këtë botëror të MotoGp. Por spanjolli pas tre garave…
PD dhe PS kanë dalë me deklarata për shtyp në lidhje me investimet që po…
Fletët e votimit për diasporën kanë mbërritur në Shqipëri, pasi u printuan në Slloveni. Ato…
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Kaja Kallas mbërrin pasditen…
Mikel Arteta është gati për ndeshjen me Realin e Karlo Ançelotit. Sipas teknikut spanjoll, rivalët…
This website uses cookies.