Ndryshimet në ligjin e turizmit – Eksperti: Qeveria duhet të zgjaste konsultimin për hapat e duhur
Ndryshimet në ligjin e turizmit erdhi si domosdoshmëri e rritjes së sektorit si dhe për të garantuar konkurrencë të ndershme dhe transparencë në lidhje me organet tatimore.
Për ekspertin e ekonomisë, Zef Preci këto ndryshime janë të natyrshme.
“Unë e shoh natyrshëm që qeveria synon të ngushtojë informalitetin, por kjo duket bërë duke harmonizuar në mënyrë të njëkohshme adoptimin e kuadrit ligjor bashkëkohor dhe edukimin e biznesit dhe qytetarëve në mënyrë që të ndërtohen ura ndërmjet kontributeve tatim e taksa dhe përfitimeve prej tyre”, u shpreh eksperti.
Ministria e Financave është tërhequr nga vendimi që vinte bashkë me ndryshimet e ligjit të turizmit që qytetarët që japin dhoma, përmes AirBnB apo Booking për qëllime turistike, nuk do të kenë detyrimin ligjor për t’u regjistruar në QKB e për tu pajisur me nipt.
Për ekspertin e ekonomisë, tërheqja është e pa shpjegueshme. “Janë të pashpjegueshme pasi nëse do të shohim shumën e të ardhurave tatimore që mund të mblidhen për këtë shkak janë relativisht të ulëta”, shtoi eksperti.
Në rishikimin e ligjit gjatë diskutimit në komisione u vendos edhe ulja e gjobës.
Me ligjin e ri të turizmit vjen edhe detyrimi i mbledhjes së të dhënave nga strukturat akomoduese për numrin e vizitorëve, numrin e netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën, nga operatorët turistikë dhe agjencitë e udhëtimit për numrin total të vizitorëve për turizmin pritës dhe turizmin në dalje, shtetësinë dhe destinacionin.