Ndryshimet në ligjin për librin / Ndryshimet ligjore marrin në konsideratë pasurimin e bibliotekave publike

ndryshime ligji per librin
Ligji për Librin në Republikën e Shqipërisë pritet të pësojë ndryshime ndërsa Ministria e Kulturës po zhvillon takime me grupet e interesit. Ndryshimet ligjore marrin në konsideratë pasurimin e bibliotekave publike duke nënvizuar që fondet e përvitshme dedikuar blerjes së titujve të rinj, në buxhetet e institucioneve të pushtetit vendor të mos tjetërsohen, por të përdoren vetëm për këtë qëllim.
Biblioteka publike e Shkodrës “Marin Barleti” si palë e përfshirë po konsideron këto ndryshime.
Ligji synon të krijojë lehtësi edhe sa i përket përmbushjes së kërkesave të një kategorie lexuesish me aftësi ndryshe, çka përputhet dhe me qasjen me standardet e Bashkimit Europian.
Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe menaxhimi i kopjeve të detyrueshme të titujve të rinj që dorëzohen në Bibliotekën Kombëtare. Përmes këtij propozimi nga 5 kopje që entet botuese dorëzojnë, 2 shpërndahen në biblioteka publike.