Categories: AktualitetLajme

Ndryshimet në ligjin për të miturit, Ballanca: Jo martesë nën 18 vjeç. Aktivistja: Abuzime me hapësirën ligjore

Ndryshimet që pritet t’i bëhen Kodit Penal dhe Kodit të Familjes për të mbrojtur të drejtat e të miturve dhe ashpërsuar dënimet me abuzimet që bëhen ndaj tyre janë vlerësuar si pozitive nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca dhe aktivistja Suela Koçibellinj.

E ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, Ballanca tha se duhet të ndryshojë Kodi i Familjes që mosha për martesë të mos jetë poshtë 18-vjeç, duke iu përshtatur standardeve më të larta të të drejtave të njeriut.

“Mosha për martesat e hershme do të duhet të ndërhyhet në kodin e familjes. Sot ka një vëmendje të shtuar dhe vullnet të përgjithshme që kjo çështje të adresohet  me seriozitet lidhur me martesat në moshë të hershme. Avokati i Popullit kërkon që të thotë jo martesës nën 18 vjeç. Jo çdo parashikim ligjor është në përputhje me standardet më të larta të drejtave të njeriut. Institucioni i Avokatit të Popullit garanton dhe promovon standardin më të lartë të të drejtave të njeriut. Janë organizatat ndërkombëtare që vendosin këto standarde dhe Shqipëria ka qenë e rekomanduar prej vitesh nga shumë organizata të OKB pikërisht për të eliminuar martesat e hershme dhe për të thënë se duhet ndaluar qartësisht një martese të tillë. Në Shqipëri numri i martesave të hershme është i vogël sipas INSTAT pasi ka një ndërgjegjësim të shoqërisë dhe vetë vajzave që martesën nuk e shohin si vendim të duhur në  një moshë të vogël. Në duhet të ndërgjegjësojmë vajzat dhe djemtë që t’i qasen martesës në moshën e duhur”, tha Ballanca.

Edhe aktivistja Suela Koçibellinj e konsideroi nismën për ndryshimet ligjore për të miturit shumë të mirë, ku kërkohet edhe rritja e moshës për konsensus seksual nga 14 vjeç në 16 vjeç. Rritja e moshës, tha Koçibellinj, do të parandalonte ata që abuzojnë me këtë hapësirë ligjore.

“Nisma për ashpërsimin e Kodit Penal për abuzimet me të miturit është shumë i mirë. Është i nevojshëm dhe i domosdoshëm dhe duhet të rritet mosha e konsensusit seksual. Rritja e moshës së konsensusit seksual nga 14 në 16 vjeç është favor shumë i madh pasi tani po dëgjojmë se “një  burrë 40 vjeç pretendon se një 15 vjeçare ka kapacitetin për të logjikuar si ai”. Pra ai ka abuzuar me hapësirën ligjore. Për mua ky ndryshim e bën të qartë që nuk duhet të dëgjojmë justifikime “ajo erdhi me dëshirën e saj”,” tha aktivistja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

3 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

3 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

3 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

3 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

3 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

4 hours ago

This website uses cookies.