Categories: LajmeEkonomi

Ndryshimet në ligjin për turizmin, krijohet regjistri për çdo dhomë të dhënë me qira

Ndryshimet në ligjin e turizmit synojnë t’i japin zgjidhje informalitetit të lartë, ku ka një mospërputhje të theksuar midis numrit të turistëve dhe deklarimeve që bëhen nga strukturat akomoduese.

Në ndryshimet e ligjit të turizmit bëhet e detyrueshme edhe certifikata e kategorizimit të strukturës akomoduese, e cila është pa afat dhe regjistrohet në Regjistrin Qendror të Turizmit, që administrohet nga ministria përgjegjëse për turizmin.

Një nga ndryshimet e ligjit është edhe krijimi i një regjistri të ri, pjesë e të cilit do të jenë dhomat e thjeshta private, apartamentet moderne, shtëpitë tradicionale, bujtinat e vilat që do të përdoren në funksion të turizmit.

Çdo sipërmarrës që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese duhet që të regjistrohet në QKB dhe më pas të kërkojë certifikatë kategorizimi në ministrinë e turizmit.

Çdo strukture më pas ka detyrimin të kryejë regjistrimin elektronik të klientëve me të dhënat mbi numrin e vizitorëve, netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën.

Projektligji parashikon rëndim të gjobave për të gjithë subjektet abuzuese.

Nga ana tjetër, drafti rrit mundësitë për të financuar projekte me mbështetje buxhetore, të paraqitura nga persona fizikë, juridikë, vendas ose të huaj, projekte në fushën e turizmit me rëndësi të veçantë dhe projekte të ideuara nga vetë Ministria.

Për realizmin e projekteve dhe veprimtarive në fushën e turizmit, financimi shkon deri në 100% të mbulimit të kostove.

Gjithashtu ndryshimet e ligjit te turizmit sjelli edhe përcaktimin e saktë  të kompetencave  të  disa nga agjencive që kane lidhje te drejtpërdrejt me këtë sektor. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

5 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

5 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

5 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

5 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

5 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

6 hours ago

This website uses cookies.