Ndryshon deklarata e statusit personal, përfitime mujore nga baza tatimore

Rozana Çelmeta,

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar ndryshime në deklaratën e listëpagesës nga muaji janar.

Në zbatim të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, të gjithë të punësuarit do të duhet të plotësojnë deklaratën mbi statusin personal.

Me anë të këtij dokumenti, i punësuari kërkon që zbritjet e parashikuara në ligjin e ri të ‘Tatimit mbi të ardhurat’ t’i përfitojë në mënyrë të përmuajshme. Në këtë mënyrë, paga neto gjatë një muaji do të jetë më e lartë, pra, do të tatohet më pak dhe nuk do të presë që tatimi i mbajtur të përllogaritet në deklaratën individuale në fund të vitit, pasi të ketë mbaruar i gjithë viti ushtrimor,” thotë Rozana Çelmeta, drejtore e Proceseve të Biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Të punësuarit kanë të drejtë t’i përfitojnë zbritjet nga baza tatimore vetëm nëpërmjet një subjekti punëdhënës.

Kjo është e rëndësishme për faktin që individi ka të drejtën që zbritjet nga baza tatimore t’i përfitojë gjatë një periudhe mujore. Të drejtën për të përfituar këto zbritje i ka vetëm me tatimpaguesin me të cilin ka nënshkruar deklaratën e statusit,” tregon znj. Çelmeta.

Meqë ky është viti i parë i aplikimit të këtyre ndryshimeve, deklarata do të duhet të nënshkruhet si nga punëmarrësit e rinj, edhe ata aktualë, të cilët ndodhen aktualisht në një marrëdhënie pune.

Të vetmet kategori që përjashtohen nga detyrimi për t’u deklaruar janë individët e vetëpunësuar, si dhe punonjësit e papaguar pranë familjes.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.