Ndryshon dita dhe orari i sfidës Club Brugge-Fiorentina

Gjysmëfinalja e kthimit e Conference League mes Club Brugge dhe Fiorentinës do të luhet në 8 maj dhe jo siç ishte planifikuar më herët (të enjten e 9 majit në orën 21:00)
Për shkak të një eventi që do të zhvillohet në qytetin belg, një ngjarje e rëndësishme për komunitetin lokal, UEFA ka vendosur që të spostojë një ditë më herët këtë sfidë.
Gjysmëfinalja Club Brugge-Fiorentina do të luhet të mërkurën më 8 maj në orën 18:45, pak orë përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madrid dhe Bajerni i Mynihut.