Categories: AktualitetLajme

Ndryshon Kodi Rrugor, hidhet për konsultim publik ndryshimi për mjetet e rënda të transportit

Do të ndryshojnë disa nene të Kodit të Ri Rrugor që kanë të bëjnë me mjete të caktuara në trafikun kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hedhur në diskutim për një muaj projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Sipas autorëve, projektligji i propozuar ka për objektiv disa ndryshime dhe shtesa në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Ai synon të përmbushë përputhshmërinë me Direktivën  e BE-së, të 17 shtatorit 2014 që ligjëron përcaktimin teknik për disa mjete të përmasave maksimale që qarkullojnë në Komunitetin Europian, në trafikun kombëtar dhe ndërkombëtar si dhe saktëson peshat maksimale të autorizuara për trafikun ndërkombëtar.

Projekti i fundit bën pjesë në angazhimet e ndërmarra në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian dhe vlerësohet nga ministria përgjegjëse e Transportit si një përparësi.

Në takimin bilateral Shqipëri-Komisioni i BE-së të shqyrtimit të legjislacionit për kapitullin 14 “Politikat e Transportit” u identifikua hendeku i përputhshmërisë së legjislacionit shqiptar me direktivat Evropiane.

“Vendosja e standarteve të kërkuara nga direktiva evropiane në lidhje me peshat dhe dimensionet, si standarte gjerësisht të përdorura në vendet e BE-së do të përmirësojë konkurrencën dhe zbatimin e ligjit midis operatorëve të transportit profesional me mjete të rënda si dhe një siguri rrugore të shtuar të këtyre mjeteve dhe ndotje mjedisore më të pakët”, thuhet në relacionin e projektligjit, përcjellë për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Qytetari denoncon vjedhjen e makinës – Ndërkohë,  blutë e Shkodrës bllokojnë një automjet të vjedhur në sheshin “Demokracia”

Një qytetar nga Shkodra është paraqitur në komisariatin e policisë për të bërë kallëzim se…

2 days ago

Tamara e preferuar edhe në vjeshtë – Turistë të shumtë i  drejtohen Alpeve

Pamjet mahnitëse, ajri i pastër, njerëzit mikpritës dhe ushqimi bio kanë bërë që zona e…

2 days ago

Vllaznia në superligat  e volejbollit – Opinion nga ish- volejbollisti dhe ish- trajneri i suksesshëm,  Mark Kroqi

Superliga e volejbollit për femra dhe meshkuj ka lënë pas ndeshjet e javës së dytë…

2 days ago

Qytetari denoncon vjedhjen e makinës – Ndërkohë,  blutë e Shkodrës bllokojnë një automjet të vjedhur në sheshin “Demokracia”

Një qytetar nga Shkodra është paraqitur në komisariatin e policisë për të bërë kallëzim se…

2 days ago

Turizmi, ekonomia e re e Shkodrës – Beci: Rritje me 70% të vizitorëve, ende shumë punë përpara

Turizmi është ekonomia e re e Shkodrës.  Lajmi bëhet i ditur nga kryebashkiaku Benet Beci, …

2 days ago

Pastrohen mbeturinat në Tepe – Bashkia e Shkodrës reagon pas lajmit të publikuar në RTSH

Bashkia e Shkodrës ka ndërhyrë pasditen e së premtes me mjete e saj duke bërë…

2 days ago

This website uses cookies.