Ndryshon kupola drejtuese e shërbimit sekret shqiptar, ikën Suela Bodeni, në vend të saj emërohet, Blend Çobani
Kryeministri Edi Rama, ka larguar nga detyra kreun e shërbimit sekret shqiptar, duke emëruar në krye të këtij institucioni, Blend Çobanin. Ky është vendimi më i fundit i marrë nga qeveria, në mbledhjen e të mërkurës.
“Me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi që, Suela Bedeni inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, të lirohet nga kjo detyrë. Blend Çobani emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.”, thuhet në vendimin e qeverisë të publikuar edhe në faqen zyrtare.