Në 10 muaj 1.5 milion turistë/Rajoni i Lezhës ka njohur “boom” turistik gjatë këtij viti
2023 ishte një vit i suksesshëm për turizmin në Lezhë.Sipas të dhënave zyrtare përgjatë 10 muajve të këtij viti, ky rajon është vizituar nga rreth 1.5 milion vendas dhe të huaj.Interesi më i lartë ka qenë për bregdetin e Shëngjinit, por pa lënë pas dhe turizmin historik, religjoz dhe kulinar.
Shërbimet e përmirësuara si dhe promovimi i është bërë Shqipërisë në tërësi dhe Lezhës në veçanti është suksesi i këtij bumi turistik thotë Nën kryetari i Bashkisë Lezhës, Ermal Pacaj.Pjesa më e madhe e vizitorëve kanë qenë shqiptarët e Kosovës, por sipas të dhënave ka patur një trefishim dhe të turistëve të huaj.Me një vijë bregdetare 26 km dhe bukuri të shumta natyrore, Lezha është kthyer në një destinacion turistik mjaft të pëlqyer, ku numri i vizitorëve çdo vit e më shumë po rritet.