Në 111-vjetorin e pavarësisë, piktori Helidon Haliti i dhuron 50 akuarele Presidencës
Piktori i mirënjohur dhe “Mjeshtri i madh” Helidon Haliti, ka shfrytëzuar festën e 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, për ti dhuruar 50 akuarele Presidencës së vendit.
Akuarelet ishin përfshirë në ekspozitën “Shqipëria ime” që u hap të premten në ambientet e presidencës.
Ato janë fryt i frymëzimit nga vizitat që artisti ka bërë në viset e Shqipërisë.
I lumtur për këtë nismë personale të piktorit, presidenti Begaj ndër të tjera shprehu se arti duhet të ketë të njëjtin zëshmëri si në kryeqytet po ashtu edhe në vendet rurale.
Në çeljen e ekspozitës ishin të pranishëm një sërë personalitetesh e ambasadorësh të vendeve të ndryshme në Tiranë.