Në burg për 20 minuta, Trump paguan garancinë 200 mijë dollarë: Përvojë e tmerrshme

fb5a61ce637a455dafcfd5b3e870ad2b

fb5a61ce637a455dafcfd5b3e870ad2b

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është dorëzuar të enjten (24 gusht) në burgun e Qarkut Fulton pas akuzave për tentativën e përmbysjes së rezultatit të zgjedhjeve në shtetin Georgia (Xhorxha) në 2020-ën.

Pas qëndrimit 20 minuta në burg dhe fotografimit si i dyshuar, ish-presidenti pagoi një garanci prej 200 mijë dollarë për t’u liruar.

Teksa po kthehej në aeroport për të lënë kryeqytetin Atlanta, në një prononcim për mediet, Trump e konsideroi qëndrimin e tij në burg si një përvojë të tmerrshme dhe trishtuese.

“Ajo që ka ndodhur këtu është një padrejtësi e drejtësisë. Nuk bëmë asgjë të keqe. Nuk kam bërë asgjë të keqe dhe të gjithë e dinë këtë. Nuk kam pasur kurrë një mbështetje të tillë. Ajo që ata po bëjnë është ndërhyrje në zgjedhje. Në gjithë jetën time nuk kam ditur asgjë për aktakuzat dhe tani jam paditur katër herë,” tha Trump.

Në prill, Trump u arrestua në Nju-Jork për akuza shtetërore në lidhje me një skemë të parave të heshtura. Në qershor, ai u dorëzua në një gjykatë federale në Majami për t’u përballur me akuzat në hetimin e prokurorit special Jack Smith për keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara. Dhe në fillim të këtij muaji, Trump u arrestua në Uashington, DC dhe u akuzua për akuzat e ngritura nga Smith në hetimin e tij në përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020.

Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis, kërkoi një datë gjyqi më 23 tetor në çështjen e përmbysjes së zgjedhjeve që ajo ka ngritur kundër Trump dhe 18 aleatëve të tij.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.