Në Dyseldorf priten 40.000 mijë tifozë anglezë, Federata e Futbollit pajis me bileta vetëm 6,700
Çerekfinalja mes Anglisë dhe Zvicrës do të luhet në një stadium me kapacitet të plotë. Mediet angleze kanë bërë me dije se në Dyseldorf do të jenë prezent 40.000 mijë tifozë angleze.
Sipas UEFA-s Federata e Futbollit ka në dispozicion vetëm 6.700 bileta.
Prania e shumtë e tifozëve në qytet ka bërë që të rritet tej mase çmimi i biletave. Bileta më e lirë sot kushton 457 stërlina ndërsa një vend në tribunë kushton plot 3000 stërlina.