Rezarta Xhakollari
Temperaturat tipike të vjeshtës do të vijojnë të jenë prezente në vendin tonë edhe për dy ditët e ardhshme të kësaj jave.
E enjtja e premtja do të shoqërohen me temperatura që shkojnë deri në 22 gradë C, ndërsa gjatë këtyre ditëve nuk do të mungojnë reshjet e shiut.
Gjendja e motit parashikohet të përkeqësohet të shtunën, në fund të kësaj jave ku masat e ftohta arktike do të depërtojnë në vendin tonë.
Meteorologia e TVSH-së, Rezarta Xhakollari sqaron se temperaturat do të pësojnë një ulje të menjëhershme me 15 grade C, ndërsa parashikohen edhe reshje dëbore në verilindje.
Ulja e menjëhershme e temperaturave si dhe reshjet e dëborës parashikohet të sjellin probleme, duke përfshirë kryesisht ato të qarkullimit, ndaj ftohen qytetarët të tregohen të kujdesshëm.
Fillimi i muajit dhjetor parashikohet të jetë i ftohtë i shoqëruar me temperatura të ulëta dhe me ngrica.
Kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë që të mos jetë pjesë e listës…
Zgjedhjet e 11 majit kanë qenë në fokus të mbledhjes së sotme të grupit parlamentar…
"Një Shqipëri" është emisioni më i ri që nis sonte në RTSH 1 dhe do…
Për një fenomen të altikës si Jakob Ingebrigtsen nuk ka limite. Atleti norvegjez ka marrë…
Mundësit rus nën siglën e Federatës Botërore të Mundjes dominojnë Kampionatin Europian të moshës deri…
Në Itali janë të bindur se Elseid Hysaj do të rikthehet në fushat e lojës…
This website uses cookies.