Në Gaza shpërthejnë sëmundjet, më shumë se 5 mijë njerëz janë vrarë nga 7 tetori
Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez në Bregun Perëndimor ka bërë të ditur se që nga e hëna, të paktën 5,087 njerëz janë vrarë në Gaza dhe 15,273 janë plagosur që nga 7 tetori.
Ndërkohë, në Bregun Perëndimor të paktën 95 palestinezë janë vrarë dhe 1,828 janë plagosur që nga sulmet e Hamasit dhe hakmarrja izraelite.
Ministria tha se Rripi i Gazës ka përjetuar 250 sulme në sektorin e tij shëndetësor, duke lënë një pjesë të madhe të popullsisë së saj pa ndihmën e duhur mjekësore.
Ministria paralajmëroi gjithashtu për ndikimin në infrastrukturën shëndetësore duke thënë se dhjetë nga 35 spitalet në Rripin e Gazës – që barazohet me 28% – janë aktualisht jofunksionale.
Nga këto, nëntë spitale janë “shkatërruar ose jashtë funksionit”. Sektori i shëndetësisë ka humbur më tej 54 personel shëndetësor, me mbi 90 të lënduar. Ambulancat janë prekur gjithashtu, me 50 të goditur dhe 23 tani jashtë shërbimit”, shtoi ajo.
Në Gaza, shpërthime të lisë, zgjebe dhe diarre janë shfaqur për shkak të përkeqësimit të mjedisit shëndetësor, mungesës së kanalizimeve dhe konsumit të ujit nga burime të pasigurta, njoftoi ministria.
Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez thekson më tej se spitalet janë drejt kolapsit, duke funksionuar me më shumë se 150% të kapacitetit të tyre. Situatat janë bërë aq të rënda saqë operacionet po kryhen pa anestezi, dhe në disa raste, nën ndriçimin e dritave të telefonit, transmeton CNN.
Autoriteti Palestinez Ministria e Shëndetësisë, me qendër në Bregun Perëndimor operon objekte mjekësore dhe spitale në Gaza dhe punëson mjekë që shërbejnë nën Autoritetin Palestinez.