Në gjurmët e At Gjergj Fishtës/ Nis projekti “Itenerari Fishtian”, nga Lezha dhe përfundon në Shkodër

ne gjurmet e fishtes
Një qendër multifunksionale që do ti dedikohet tërësisht poetit mbarëkombëtar “At Gjergj Fishta” do të jetë gati brenda muajit dhjetor të këtij viti.Objekti po ndërtohet mbi rrënojat e banesës ku ka lindur poeti në Fishtë të Lezhës, ndërsa investimi i financuar nga Qeveria Shqiptare përmes fondit Shqiptar të Zhvillimit është pjesë e projektit të “Intenerarit Fishtian”, që nis nga Lezha dhe përfundon në Shkodër.Drejtuesi i punimeve Alfred Gjoni jep detaje rreth këtij investimi që sipas tij do të jetë një atraksion mjaft i rëndësishëm kushtuar figurës së “At Gjergj Fishtës.Itinerari fishtjan përfshin vendet ku ka jetuar dhe shërbyer “At Gjergj Fishta” dhe kjo shihet si mënyra më e mirë për prezantimin e kësaj figure me vlera mbarëkombëtare. Investimi që po realizohet në Fishtë kap vlerën e 93 milion lekëve të reja dhe do të përfundojë brenda këtij viti.