Ne jemi Liridona/Tubim ndërgjegjësues në Shkodër në respekt të nënës së re të vrarë në Kosovë

liridona

liridona

Vrasja në Kosovë e Liridona Ademaj, ku i akuzuar kryesor është bashkëshorti i saj Naim Murseli, ka ngjallur ndjeshmëri të lartë në të gjitha hapësirat shqiptare. Në Shkodër, është zhvilluar një tubim “për Liridonën, për lirinë, dashurinë, respektin, familjen dhe jetën”, siç e kishin cilësuar edhe vetë organizatorët.
“Ne jemi Liridona” ishte mesazhi që u përcoll, përveç mesazhit që përcollën veshjet, të cilat ishin përgjithësisht me ngjyra të errëta. “Nuk duam të drejta të barabarta, kërkojmë vetëm të jetojmë të qeta dhe të lira”, ishte një tjetër mesazh i fortë në këtë tubim.
Fenomeni i dhunës ndaj grave, aktet ekstreme deri në lëndimin e rëndë fizik apo vrasjen, kërkojnë reagim të fortë jo vetëm të institucioneve ligjzbatuese. Mbi të gjitha, kërkohet ndërgjegjësim i shoqërisë, duke nisur nga vetë bashkëshortët.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.