“Ne jemi PS-ja, ju kemi mundur në 30 vite”- Klosi: Ju dënon ligji nëse bëni politikë me dhunë

Deputeti Blendi Klosi gjatë fjalës së tij në seancën plenare, i ka kujtuar deputetëve të opozitës se në historinë e këtij Parlamenti kur ishin në opozitë nuk janë lejuar të flisnim.

Vetëm për një fjalë jemi dënuar, ndërpritej fjala kur kritikonim ish-kryetaren e Kuvendit apo qeverinë e asaj kohe.”

Klosi ka pyetur deputetët e opozitës se çfarë shembulli tentojnë të japin me bërjen e politikës me dhunë dhe djegien e karrigeve.

Nuk e kuptoj tha klosi a u tërhoqët nga politika që ndoqët , nga mosbindja civile , u tërhoqët nga djegie  karrigeve dhe vini këtu dhe  ankoheni pse jeni dënuar.

Ajo për të cilën jeni dënuar ju përbën një vepër penale, tha Klosi.

Dëmtimi i veprës publike, djegie e karrigeve përbënë një vepër penale jo vetëm ne që jemi madhor por dhe për fëmijët tanë nëpër shkolla. Çfarë shembulli i jepni ju politikës shqiptare?  Vini këtu për një vendim gjykate që serish ju jeni të dënuar sepse ju dënon morali i këtij qyteti dhe morali i Shqipërisë me sjelljen që keni bërë.  ndaj do të dënoheni serish sa herë që të nxirrni flakadanët në Parlament. Sa herë që të prishni pronën publike dhe sa herë që të bëni politikë me dhunë do dënoheni sërish.  jo se ju dënon PS-ja dhe kryeministri Rama por ju dënon ligji, ju dënon morali dhe ju dënon rregullorja e Kuvendit”.

Më tej ai deklaroi se, “ne jemi Partia Socialiste, ju kemi mundur në 30 vite e do ju mundim sërish. Pak muaj na ndajnë nga gara e ardhshme, nëse mendoni se do të merrni një votë më shumë nga djegia e karrigeve digjini. Jeni madhorë dhe i bëni veprimet me ndërgjegje”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.