Në kërkim për “shfrytëzim prostitucioni” / Policia ekzekuton vendimin e gjykatës, në pranga Kastriot Musa

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër, për shtetasin Kastriot Musa, 48 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ka për të vuajtur edhe 2 vjet burgim (nga dënimi me 7 vjet burgim), për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.  Sakaq Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas nga fshati Shkrel dhe nje shtetase  nga Shkodra tre tre me detyre punonjës të Inspektoriatit Shtetëror shëndetësor , pasi një shtetas turk banues në Shkodër, i cili pretendon se këta shtetas janë paraqitur për kontroll në kundërshtim me ligjin, në subjektin e tij privat (klinikë fizioterapie). Ndërkohë po Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 22-vjeçar, banues në Shkodër, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   Ndër të tjera Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 19 – vjeçar banues në fshatin Bardhaj, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.Po ashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për një 49- vjeçar banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër bëjnë më dise se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për tre shtetas pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësit e energjisë elektrike që furnizonin banesat e këtyre shtetasve.    

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.