Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër, për shtetasin Kastriot Musa, 48 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ka për të vuajtur edhe 2 vjet burgim (nga dënimi me 7 vjet burgim), për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Sakaq Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas nga fshati Shkrel dhe nje shtetase nga Shkodra tre tre me detyre punonjës të Inspektoriatit Shtetëror shëndetësor , pasi një shtetas turk banues në Shkodër, i cili pretendon se këta shtetas janë paraqitur për kontroll në kundërshtim me ligjin, në subjektin e tij privat (klinikë fizioterapie). Ndërkohë po Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 22-vjeçar, banues në Shkodër, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndër të tjera Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 19 – vjeçar banues në fshatin Bardhaj, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.Po ashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për një 49- vjeçar banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër bëjnë më dise se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për tre shtetas pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësit e energjisë elektrike që furnizonin banesat e këtyre shtetasve.
Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…
Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…
Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…
Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
This website uses cookies.