Në kërkim të ujit të pijshëm, 66- vjeçarja Lena Deda me karrocën e dorës, bën kilometra për të mbushur bidonat
Lena Deda është 66-vjeçe.
Në zonën mes dy fshatrave Hot i Ri dhe Dragoç të Shkodrës, ku ajo banon, nuk ka ujë të pijshëm të paktën prej 10 vitesh.
Lena ka një karrocë dore me të cilën e bën rrugën për ditë për të siguruar ujin, ujë për familjen. Rruga që bën çdo ditë është 2 kilometra vajtje-ardhje.
Banorët në këtë zonë janë kryesisht të moshuar, të cilët çdo ditë vihen përballë kësaj sfide.
Mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm, është një ndër problemet më të mëdha me të cilin përballen mbi 300 familje në këtë fshat.