“Në kërkim” të ujit të pijshëm – Banorët në fshatin Grudë e Re: Kemi ndërtuar puse
I gjithë fshati Grudë e Re në Njësinë Administrative Rrethina në Bashkinë Shkodër është i mbushur me depozita.
Prej vitesh banorët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në çezma.
Janë rreth 200 familje që përballen çdo ditë me këtë problematikë. Sipas tyre uji mungon prej vitesh në këtë fshat, ndërsa e sigurojnë atë përmes puseve që kanë ndërtuar në mënyrë private .
Megjithëse këtë problematike e kanë ngritur prej kohësh në këtë zone, akoma institucionet nuk kanë kryer asnjë investim në rrjet për të bërë të mundur rikthimnin e ujit të pijshëm.