Në kujtim të Paulin Selimit / Skeçet e shkruara prej tij do të mbeteshin gjatë në memorien e publikut
“Fejesa në Amerikë”, “Erdhën ndihmat”, “Kunati i shokut Xhemal” janë disa nga skeçet e humorit të shkruara mjeshtërisht nga Paulin Selimi. Stili plot finesë do t’i jepte atij vendin e nderit në “panteonin” e humorit shqiptar.
Regjisori dhe njëkohësisht drejtuesi i teatrit “Migjeni” Arian Çuliqi e kujton shkrimtarin e humorit duke e cilësuar si të papërsëritshëm në llojin e tij.
Paulin Selimi la gjurmë të pashlyeshme në memorien e publikut përmes materialeve të interpretuara nga aktorët e mrekullueshëm të estradës së Shkodrës ndër vite.
Në nëntor të vitit 2022 gjatë një aktiviteti përkujtimor në hollin e teatrit “Migjeni” do të prezantohej për publikun një libër dedikuar kësaj figure të rëndësishme të humorit shkodran, “Ars longa, vita brevis” në kujtim të shkrimtarit të humorit Paulin Selimit.