Në Kukësi-Dinamo “fiton” mërzia, ekipet marrin nga një pikë
Java e 12-të nuk ka ndryshuar shumë për Kukësin dhe Dinamon, të cilat kanë qenë protagoniste të një takimi pa shumë emocione dhe pa gola.
Në pjesën e pare të dy ekipet kanë luajtur për të mos pësuar gola duke i dhënë jetë një 45’ pa shumë momente për tu veçuar. Sa i përket fraksionit të dytë ekipet tentuan që të bënin diçka.
Në fillim ishte Reçi ai, i cili goditi traversën për vendasit, ndërsa më pas miqtë tundën rrjetën me Zabërgjen, por panë t’u anulohej goli për pozicion jashtë loje.
Ishin këto episidet, të cilat do të mbahen mend nga të pranishmit në “Kukësi Arena”. Kukësi me pikën e fituar ngjitet në vendin e 4-rt me 14 pikë ndërsa ekipi i Dinamos qëndron në vendin e nëntë pasi grumbulluar dy pikë më pak.