Lajme

Në Mërqi të Lezhës përkujtohet 322-vjetori i Kuvendit të Arbrit

Lezha solli në kujtesë Kuvendin e Arbrit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit pas Besëlidhjes së Skënderbeut.

Në 322-vjetorin e Kuvendit, në kishën e restauruar të fshatit Mërqi, u organizua një veprimtari përkujtimore, ku morën pjesë historianë, autoritetet lokale, përfaqësues të klerit katolik dhe banorë të zonës.

Pas rënies së Lezhës në duart e turqve osmanë, më 5 shtator 1478, rezidenca ipeshkvnore e Lezhës për pjesën më të madhe të pushtimit osman ka qëndruar pranë kësaj kishe,” tregoi historiani Paulin Zefi.

Pas 300 vitesh si pasuese e Kuvendit të Besëlidhjes, që dëshmon se në Lezhë, Shqipëria mund t’ia dalë dhe shpresoj që në të ardhmen, pse jo, të përsëritet një kuvend tjetër,” shtoi studiuesi Dom Nik Ukgjini.

Autoritetet lokale vlerësuan rëndësinë e Kuvendit të Arbrit, i cili mori një sërë vendimesh të rëndësishme për kombin shqiptar.

Ishte një kohë e drojeve të mëdha, sidomos të bashkimit të Kishës, sepse perandoria osmane e kishte synim të vetin ta shkatërronte kishën katolike,” tha Fatjon Zefi, nënkryetar i bashkisë së Lezhës.

Kuvendi Kishtar i Arbrit ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar, mbajtur më 14–15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit në fshatin Mërqi të Lezhës, me përkrahjen e Papës Klementi XI me prejardhje shqiptare.

Ndër vendimet kryesore të Kuvendit ishin hapja e shkollave dhe botimet ne gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan përgjatë shekujve XVIII dhe XIX.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

7 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

8 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

8 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

8 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

8 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

8 hours ago

This website uses cookies.