Në Mirditë përroi i Zejmenit doli nga shtrati, prani uji në oborret e disa banesave!

9d6be4f4f44343e687bb3cd378d790fb

9d6be4f4f44343e687bb3cd378d790fb

Sasia e reshjeve intensive në një pjesë të madhe të territorit të vendit ka krijuar disa problematika. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se po punohet nga forcat në aksin rrugor Skuraj –Burrel, ku ka rënie masive gurësh dhe bllokim të rrugës, në fshatin Shkopet si dhe në njësinë administrative Milot, në Kurbin.

Ka prani uji në oborret e disa banesave në Mirditë, për shkak të daljes së përroi të Zmejës nga shtrati. Situata po monitorohet në Durrës, ku ka prani të ujit në disa rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, kryesisht në zonën rreth stadiumit, Plazhit, Plepa, te “Ura e Dajlanit”.

Po ashtu po punohet për riparimin e defekteve në sistemin energjetik në disa zona në Kukës, Tropojë, Shkodër.

Të gjitha forcat janë në terren për të shmangur çdo problematikë që shfaqet.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.