Lajme

Në nëntor publikohet fjalori më i madh i gjuhës shqipe, fillimisht në internet

Fjalori më i madh i gjuhës shqipe do të jetë gati në muajin nëntor.

Fjalori, i cili do të përmbajë rreth 120 mijë fjalë, do të vijë fillimisht në formatin virtual nga interneti, ndërsa në vitin 2025 do të vijohet edhe me procesin e printimit.

Ky fjalor është dorëzuar. Do të ketë nevojë për modifikime të vogla teknike. Ndërkohë do të jetë i hapur fillimisht në qarqet akademike për të marrë mendime, korrigjime ose ide. Men një sasi faqesh të tillë normalisht për përdorim mund të shkojë deri në tri vëllime,” tregon Prof. Dr. Shezai Rrokaj.

Fjalori i ri është hartuar mbi parimin e përfshirjes të të gjitha fjalëve të trevave shqiptare, shprehet pedagogu Rrokaj, i cili mban edhe rolin e zëvendëskryeredaktorit në këtë proces.

Qëllimi i këtij fjalori është që të ngrihet mbi fjalorët ekzistues, që janë të Akademisë së Shkencave – kam parasysh fjalorët e viteve 1980, 1984, 2002, 2006, 2020 – dhe të ketë një areal shumë të gjerë, që i përgjigjet në mënyrë të drejtë hapjes së hapësirës shqiptare brenda trojeve etnike,” shprehet z. Rrokaj.

Fjalori i ri I gjuhës shqipe është një punë në bashkëpunim mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademisë së Shkencave të Kosovës si edhe gjuhëtarëve nga Maqedonia e Veriut. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

13 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

13 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

13 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

13 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

13 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

13 hours ago

This website uses cookies.