Në periferi të Shkodrës pa ujë/ Banorët e lagjes “Tre Heronjtë”: E mbushim ujin ku të mundemi
Prej vitesh dhjetëra familje në lagjen “Tre Heronjtë” në periferi të Shkodrës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Një problem i tillë e ka vështirësuar shumë jetesën e këtyre banorëve.E vetmja mënyrë për tu furnizuar me ujë të pijshëm është përmes shpimeve në tokë, por edhe ai sipas tyre është i papijshëm sepse vjen i ndotur në çezma. Një prej banorëve ka punuar në mënyrë artizanale një karrocë me të cilën ai bën kilometra për të mbushur ujë. Banorët u bëjnë thirrje institucioneve përgjgjëse që t’i kushtojnë më shumë rëndësi ndërtimit të një sistemi ujësjellësi i cili do të zgjidhte përfundimisht problemin e ujit të pijshëm në këtë zonë.Ky problem vijon të jetë prezent në këtë lagje prej kohësh, pavarësisht shqetësimit të ngritur herë pas here nga banorët deri më tani nuk është marrë asnjë masë për t’i dhënë një zgjidhje.