Categories: LajmeLajme nga Vendi

Në përkujtim të martirëve të fesë / “Festa e Martirëve” u kremtua për dy ditë me radhë nga Arqipeshkvia e Shkodrës

Kisha Katolike përkujton dhe kremton çdo vit Martirët e Lum shqiptarë ku në katedralen “Shën Shtjefni” të Shkodrës ishte Arqipeshkvi Metropolit i Dioqezës Shkodër-Pult Angelo Massafra që mbajti liturgjinë e shenjtë të Meshës Pontifikale Solemne për Festën e Martirëve. Para besimtarëve, duke iu referuar fjalës së fundit para pushkatimit, Imzot Massafra theksoi rëndësinë e faljes duke e lidhur me shoqërinë e sotme.

Aktivitetet e Arqipeshkvisë në përkujtim të Martirëve të Shqipërisë nisën një ditë më parë me kremtimin e Natës së Martirëve. Për shkak të kushteve atmosferike në Shkodër,  proçesioni me figurat e Martirëve në rrugët e qytetit u zhvendos brenda në katedralen “Shën Shtjefni”.

Këta martirë të Kishës katolike, që nga diktatura komuniste në Shqipëri u persekutuan ndonëse të pafajshëm, u torturuan dhe u vranë, e ndjenin praninë e Krishtit, u shpallën të lum në Shkodër më 5 nëntor të vitit 2016, me një Meshë solemne kremtuar në Kishën Katedrale të Shën Shtjefnit, kryesuar nga prefekti i atëhershëm i Kongregatës së Vatikanit për Çështjen e Shenjtorëve, kardinali Angelo Amato.

Ishte vetë Papa Françesku ai që nënshkroi më 26 prill 2016 Dekretin zyrtar që u njihte martirizimin atyre, të cilët i pati parë në fotografitë e varura mbi bulevardin e kryqytetit “Dëshmorët e Kombit”, më 21 shtator 2014, gjatë vizitës së tij papnore njëditore në Tiranë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

37 minutes ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

39 minutes ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

1 hour ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

1 hour ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

2 hours ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

2 hours ago

This website uses cookies.