Në prag të Samitit të Berlinit/ Ambasadori Soreka për RTSH: Jemi gati me përgatitjet e fundit
Gjatë një interviste për Radio Televizionin Shqiptar, Ambasadori i delegacionit të BE-së, Luixhi Soreka (Luigi Soreca) tregoi se çfarë pret nga samiti i të hënës, jo vetëm për Shqipërinë, por për krejt rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Takimet janë shumë të rëndësishme sepse udhëheqësit sot takohen dhe kanë shansin të diskutojnë hapur për çështje të ndryshme.
Dhe ju e dini se ka çështje të hapura për diskutim në bashkëpunimin rajonal. Në këtë kontekst, presidentja Von der Leyen do prezantojë thelbin e programit të mbështetjes për rajonin e cila është një iniciativë shumë e rëndësishme për të treguar të mirat që i ofrohen Shqipërisë dhe rajonit në anëtarësimin në të ardhmen.
Kështu që mendoj se pas samitit të së hënës, Shqipëria dhe Ballkani janë më afër BE-së”, tha Soreka.
Ambasadori tha se delegacioni që drejton në Tiranë është gati me të gjitha përgatitjet dhe fundjava do të jetë një periudhë e angazhuar për takime bilaterale me qeverinë shqiptare.
“Ju e dini që unë u riktheva në Shqipëri dhe një nga arsyet ishte të koordinoja gjithë punën e BE-së për këto ditë që presim.
Ky ka qenë një muaj shumë i ngarkuar për mua. Delegacioni i Tiranës është gatim ne kemi gati programin e përgatitjeve që nisin që të shtunën me shumë takime përgatitore mes palës shqiptare dhe të BE-së, sigurisht edhe për Procesin e Berlinit. Kështu, që shpresoj se do të shkojë gjithçka mirë”, u shpreh ai.