Në prag të vitit të ri akademik, ministrja Manastirliu : Prioritet, ndërkombëtarizimi i universiteteve!

manastirliu universitete 29

manastirliu universitete 29

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka përsëritur nevojën e krijimit të një oferte akademike tërheqëse dhe konkurruese për studentët vendas dhe të huaj nga universitetet shqiptare.

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, zonja Manastirliu bisedoi me rektorët e universiteteve publike dhe jopublike.

“Sigurisht që sfida më e madhe përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë dhe është ndërkombëtarizimi, afrimi sa më shumë i universiteteve tona me universitetet e huaja, për të ndërtuar programe të përbashkëta, për të pasur diploma dyfishe, për të bërë ofertën tonë të arsimit të lartë sa më shumë atraktive, jo vetëm për studentët tanë, por gjithashtu edhe për studentë të huaj”, tha ministrja Manastirliu.

Zonja Manastirliu u shpreh për nisjen e një procesi të profilizimit të universiteteve si dhe mbështetjen e studentëve nëpërmjet bursave për programet prioritare.

“Jemi përpara fillimit të vitit të ri akademik. Nga gjithë procesi i regjistrimit në universitete nëpërmjet qendrës sonë dhe portalit të universiteteve është mundësuar që të kemi në kohë reale një rishikim edhe riorganizim të kuotave dhe i kemi realizuar ato sipas kërkesave tuaja. Ajo çfarë është e rëndësishme dhe në programin që qeveria ka ndërtuar për dhënien e bursave në masën e pagës minimale të studentëve që zgjedhin programe prioritare, është pikërisht lidhja e programit me tregun e punës”, u shpreh ministrja.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit dhe rektorët e universiteteve publike dhe jopublike diskutuan gjithashtu për krijimin e një dokumenti të ri politikash për arsimin e lartë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.