Në pranga 5 persona, procedohen 6 të tjerë/Akuzohen për vepra të ndryshme penale
Policia e Shkodrës bashkë me Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare Shkodër referuan materialet në Prokurori për një 38 vjeçar banues në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, pasi mbante një dokument identifikimi të falsifikuar dhe ndaj tij nisi procedimi penal në gjendje të lirë. Gjjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 27 vjeç, banues në Pukë, rezident në Angli, pasi ka kanosur një person, duke i dërguar mesazhe në celular. Po ashtu nisi procedimi penal për një 38 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka vendosur një pajisje gjurmuese (GPS), në automjetin e bashkëshortit të saj. Ndërkohë në komunikatën për shtyp Drejtoria Vendore e Policisë bën të ditur se Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan 5 shtetas të gjithë banues në Shkodër, pasi janë kapur në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 64 vjeçar, banues në Fushë Arrëz, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka dëmtuar sinjalistikën rrugore. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë, pasagjerja në automjet .Ndërsa një 18 vjecar banues në fshatin Sterbeq, Malësi e Madhe,është proceduar penalisht pasi në aksin rrugor “Shkodër – Hani Hotit”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është dëmtuar vetë.