Në pritje të ëmbël? Albina Kelmendi: Mirëpres gjithçka që vjen nga Zoti

Albina Kelmendi

Albina Kelmendi

“Një vit i çmendur”, kështu e ka cilësuar këngëtarja Albina Kelmendi vitin që lamë pas, vit në cilin përfaqësoi edhe Shqipërinë në Eurovizion, teksa tregoi në “Jetë Shqiptare” edhe objektivat e saj për vitin që sapo ka nisur.

Ajo tregoi se këtë vit do të publikojë edhe një album me këngët e saj solo për herë të parë.

Në vitin 2024 do sjell një album me këngët e mia solo për herë të parë. Nuk them një date se kur do të dalë sepse gjërat ndryshojnë dhe albumi ka patur në plan të publikohet vitin që kaloi, por nuk e arrita dot sepse gjithçka ka ndryshuar, edhe pjesëmarrja në Eurovizion dhe planet e mia janë shtyrë, ndaj nuk mund të jap një premtim se kur do të dalë albumi im”, u shpreh këngëtarja.

E pyetur mbi planet në jetën e saj personale dhe nëse po mendon për të zgjeruar familjen, Albina tha se mirëpret “gjithçka që vjen nga Zoti”.

Kemi plane, por disa gjëra nuk bëhen vetëm kur duam ne, por kur do dhe Zoti. Çfarëdo që vjen mirë se vjen. Gjithçka menaxhohet, nuk jam e para as e fundit që jam e martuar dhe punoj shumë për karrierën time. Ka shumë artisë që janë shembull për mua që kanë menaxhuar shumë mirë dhe pjesën e karrierës dhe familjes, nëse flasim për një fëmijë në të ardhmen, kështu që nuk ja kam frikën kësaj”, tha këngëtarja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.