Në pritje të Fest 63, artistët pjesëmarrës flasin për emocionet dhe ambicien për Eurovizion
Në prag të Festivalit të 63-të të Këngës në RTSH, për shumë prej artistëve pjesëmarrës, përveç se një privilegj, interpretimi live përkrah Orkestrës dinjitoze të RTSH-së është përgjegjësi.
Lista e artistëve që do të përformojnë në dy netët e para nuk ka kufij gjeografik, ndërsa pjesëmarrja arbëreshe është gjithashtu pjesë e këtij eventi të rëndësishëm.
Disa nga artistët thonë se, rikthimi nuk është vetëm në aspektin personal, nga këngëtar në kantautor, por si një ambicie e madhe drejt Eurovizionit.
“Dua qe të biografinë time të jetë hera e katërt që luaj në Orkestrën Simfonike”, tha Devis Xherahu
“Pres ta shijoj dhe të kënaqem në skenë”, tha Endrik Beba.
“Në momentin që Vesa Smolica merr pjesë në një festival të caktuar, sigurisht që synon vendin e parë”, tha këngëtarja.
“Për atë qëllim kam ardhur, normalisht që shpresoj”, tha Mal Retkoceri.
Kjo ngjarje e rëndësishme artistike premton surpriza për katër ditë radhazi, duke nisur nga nata e parë, në të cilën do të ketë dy të ftuar special, reperi shqiptar Noizy si dhe Slimane, këngëtari i famshëm frances, si një nga momentet kulmore të festivalit.
Ai vjen me një tjetër surprizë për publikun shqiptar, pas suksesit ne Eurovizon me hitin “Mon Amour”.