Lajme

Në pritje të Fest 63, drejtoresha artistike Elhaida Dani zbulon disa nga surprizat

Emocionet dhe ethet për festivalit të 63 të këngës në RTSH sa vijnë e shtohen, ndërsa në sallën e Orkestrës, çdo ditë artistët pjesëmarrës po bëjnë provat për performancat e tyre.

Drejtoresha artistike e Festivalit, Elhaida Dani, ndan të njëjtat ndjesi si këngëtarët dhe muzikantët duke qenë e pranishme në provat e përditshme. Në vrullin e provave, Elhaida gjen pak kohë për të ndarë disa minuta me teleshikuesit. 

“Edhe 10 ditë na ndajnë, sa shpejt që iku koha. Ka muaj që kemi nisur planifikimin e të gjithave dhe provat dhe jemi në momentet më të bukura, provat me orkestrën. Jam këtu me dy producentët, Shpëtim Saraçin dhe Alfred Kaçinarin dhe po shkojnë shumë mirë. Kemi krijuar një skuadër të magjishme për këtë vit. Nuk do zbuloj as performancat e mia. Mezi pres të jem në skenë dhe të dal para publikut, që më ka dhuruar kaq shumë dashuri”, u shpreh Elhaida Dani.

Drejtoresha artistike e Fest 63 është e vetëdijshme që kurioziteti i publikut është tejet i madh, megjithatë çdo pyetje do të marrë përgjigje të martën e 10 dhjetorit, kur do të mbahet edhe konferenca për shtyp e Festivalit.

“Gjithçka është gati. Do të ketë surpriza shumë të bukura, do ketë të ftuar shumë të veçantë që publiku edhe nuk i pret. Në konferencë do zbulohen prezantuesit dhe të jemi sa më transparent me publikun. Kam dashur që në fillim që ta bëj publikun pjesë të këtij festivali pasi ai është i të gjithëve ne. Nesër në konferencë për shtyp do japim përgjigje për çdo pyetje”, u shpreh ajo.

Edicioni i 63 i Festivalit të Këngës në RTSH do të zhvillohet nga data 19 deri në 22 dhjetor në sallën e madhe të Pallatit të Koncerteve.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Tym i zi nga Kapela Sistine, kardinalët nuk arrijnë të zgjedhin Papën e ri në ditën e parë të konklavës

Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke…

2 hours ago

Ruiz dhe Hakimi shtangin Arsenalin, PSG në finale me Interin

Inter-PSG do të jetë finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër,…

2 hours ago

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

16 hours ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

16 hours ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

17 hours ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

17 hours ago