Në pronësi të grupit kriminal, Policia gjen mbi 32 kg kanabis në një zonë të pyllëzuar në Shkodër

Policia e Shkodrës ka gjetur në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar të fshatit Plan rreth 32.7 kg kanabis të thatë dhe të ndarë në thasë për t’u transportuar.

Policia bën me dije se kanabisi është në pronësi të një grupi kriminal. 11 pjesëtarë të këtij grupi kriminal janë identifikuar nga policia, ndërsa 5 prej tyre janë arrestuar.

Si rezultat i punës së inteligjencës policore, kontrolleve në çdo skaj të qarkut dhe hetimeve të ndjekura në vazhdimësi, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, realizuan në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, një tjetër goditje kundër veprimtarisë së një grupi kriminal në fushën e narkotikëve”, njofton Policia.

Gjatë këtij viti, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 5 pjesëtarë të grupit, si dhe ka gjetur në fshatrat Kir dhe Plan, dhe asgjësuar në total 10 274 bimë narkotike, në pronësi të këtij grupi.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Benzinë e silenciator në automjet  – Detaje nga arrestimi i dy shtetasve në Shkodër, që iu gjet lënda plasëse

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e dy shtetasve në…

35 minutes ago

Red Bull ndryshon ngjyrat për Çmimin e Madh të Japonisë

Për Çmimin e Madh të Japonisë skuadra e Red Bull nuk do të prezantohet vetëm…

1 hour ago

Gjuha standarde shqipe, akademikët: E deformuar në përdorim, kryesisht nga të rinjtë

Gjuha standarde shqipe gjithnjë e më tepër është duke u deformuar në përdorim. Kjo vjen…

1 hour ago

Mianmar shpall një javë zie kombëtare pas tërmetit tragjik, zbehen shpresat për të mbijetuar

Mianmari ka shpallur një javë zie kombëtare pas një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7…

1 hour ago

Shekerinska: Bashkëpunimi NATO-BE, çelësi për stabilitetin në Ballkan

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e Natos, Radmila Shekerinska, ka deklaruar se bashkëpunimi mes Aleancës së Atlantikut…

2 hours ago

Berisha me fasoneritë: Do kompensojmë humbjet nga kursi i euros. Bonuse për fëmijët si shtesë në rrogë

Në një takim të zhvilluar në një biznes fason në Durrës, kreu i Partisë Demokratike,…

2 hours ago