“Në radio”/ Merr “Aleksandrin e Madh”, Alketa Gashi Fazliu, prezantuese e Festivalit të Këngës në RTK

Shkrimtarja dhe gazetarja nga Kosova, Alketa Gashi Fazliu, është nderuar me medaljen e artë “Aleksandri i Madh”. Ky çmim ndërkombëtar i është atribuar për kontributin e saj në fushën e letërsisë.

Është nderi më i madh që më është bërë deri tani. Për një njeri të letrave e për një shkrimtar ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm,” u shpreh Alketa në një intervistë për gazetarin Andri Xhahu në emisionin “Në radio”. 

Këtë medalje të rëndësishme të propozuar nga Lidhja e Shkrimtarëve në Kosovë për veprimtarinë e saj letrare e kanë marrë edhe personalitete nga fusha e politikës, artit, shkencës dhe sportit nga e gjithë bota.

Është një çmim që jepet që nga viti 1985 nën kujdesin e UNESCO-s dhe nga Organizata për Zhvillimin e Artit dhe Kulturës në Athinë. Për mua është nder i madh, sepse bëhet në Greqi, një shtet që nuk e njeh Republikën e Kosovës. Uroj që pasi të marr çmimin më 29 tetor, të vijë edhe njohja e Kosovës, siç po më urojnë edhe kolegët.

Alketa Gashi Fazliu është fituesja e 39-të e këtij çmimi, por e dyta mes shkrimtarëve nga Kosova.

Emri i madh i letrave shqipe, Ali Podrimja, e ka marrë më herët këtë çmim. Për Kosovën e vogël dhe që nuk njihet nga Greqia, kjo medalje është vlerësim i madh.

Në lidhje me projektet e reja, gazetarja dhe moderatorja tregoi se është e angazhuar me edicionin e parë të Festivalit të Këngës në RadioTelevizionin e Kosovës.

Festivali i Këngës është një projekt me të cilin po angazhohem shumë. Bashkë me Adi Krastën po përpiqemi që të bëjmë një festival historik, jashtëzakonisht të bukur, në datat 26, 27, 28 tetor.

E pyetur nëse do të jetë ajo që do të ngjitet në skenën e festivalit si prezantuese, Alketa zbuloi ekskluzivisht:

Po! Me shumë kënaqësi e them që ka qenë një prej ëndrrave të mia. Është edicioni i parë dhe po përpiqemi që ta bëjmë sa më bukur, më përmbajtshëm dhe sa më të rëndësishëm që të jetë e mundur.

Por, cili do të jetë partneri i saj në skenë?

Adi Krasta po e po, pastaj të shohim. Po finalizojmë dhe detajet e fundit. Do jenë tri net të mrekullueshme. Do ketë dhe post-festival. Po tentojmë që te Pallati i Rinisë ku do të mbahet, i cili ka qenë i djegur, të rindërtojmë diçka të bukur. Do të jetë si një feniks, si një ringjallje për të treguar rilindjen e popullit të Kosovës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

2 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

3 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

3 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

3 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

3 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

3 hours ago

This website uses cookies.