Në Shkodrën ku lindi fotografia/Në qytetin e fotografisë mungon iniciativa për një konkurs prestigjoz dedikuar asaj

19 gushti shënon Ditën Ndërkombëtare të Fotografisë dhe Shkodra është qyteti i parë në vendin tonë ku u lind ajo falë iniciativës së fotografit Pietro Marubbi. Organizimet e ekspozitave të lidhura me këtë zhanër të artit pamor nuk kanë munguar asnjëherë në Shkodër por ajo e një konkursi të mirëfilltë ndërkombëtar të lidhur me të përbën një aspekt të mangët në këtë drejtim.Muzeu i Fotografisë “Marubi” ka ndërmarrë në të shkuarën iniciativa të kësaj natyre por ato kanë qenë sporadike dhe nuk kanë patur asnjëherë vazhdimësi.Ekzistenca e një konkursi serioz fotografik do të ndikonte drejtpërdrejt edhe në promovimin e qytetit në arenën ndërkombëtare shprehet fotografja Rozafa Shpuza.Edhe pse kanë kaluar mbi 160 vite nga shfaqja e fotografisë në qytet kurrë nuk mund të jetë vonë për ndërmarrjen e iniciativave që do të linin gjurmën e tyre dhe do të zhvillonin edhe më shumë potencialin artistik, kulturor dhe turistik të Shkodrës.