Në shkollën profesionale të Rrëshenit, deri 80 % e nxënësve sigurojnë punësim

Arsimi profesional është rruga drejt punësimit dhe mekanika duket se është dega me përqindjen më të lartë të punësimit në shkollën profesionale të Rrëshenit “Shën Jozefi”.Në këtë shkollë ofrohen gjashtë programe mësimore, nga hoteleri turizë, tek sektori i “IT”, duke vijuar tek infermieria, degët mekanike, elektrike dhe termohidraulike.

Gjashtë programet mësimore u vijnë në ndihmë 387 nxënësve. “Mekanika është dega e cila ka trendin më të lartë të kërkesave, kjo dhe për faktin se tregu i punës ka nevojë për profesionistë të kësaj natyre. Në statistikat që arrijmë të mbledhim 70-80%, që pa mbaruar ende ciklin 4-vjeçar e kanë të sigurt punësimin e tyre sipas degëve që kanë zgjedhur’, tha Luiz Gjergji, drejtuesi Didaktik i shkollës.

Vetë nxënësit shprehen të kënaqur me mundësinë që i jep aftësimi profesional në marrjen e një zanati që i garanton punësim të drejtpërdrejt.

Elektra Regji, nxënëse e hoteleri turizëm rrëfen se pasioni i saj për gatimin është përçuar në familje, ndërsa ëndrra e saj është të ketë dhe një bujtinë të saj në të ardhmen. Ndërkohë edhe nxënësit e IT, shprehen të qartë në objektivin e tyre për të vijuar studimet në këtë fushë, ku tregu i punës ka kërkesa të shumta.

Nxënësit në shkollën profesionale të Rrëshenit kanë mundësi që përveç praktikës që kryejnë në laboratorët e ndërtuar në shkollë, të vijojnë gjatë vitit të tretë dhe të katërt të zhvillojnë praktika pranë bizneseve të zonës dhe jo vetëm, duke i mundësuar dhe njohjen e drejtpërdrejt me tregun e punës.

E njëjta situatë shfaqet dhe në degën e infermierisë, mekanikës, elektricistit, apo degëve të tjera.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

1 hour ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

2 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

2 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

2 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

2 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

2 hours ago

This website uses cookies.