Në shtëpinë e dom Simon Jubanit – Kleriku shkodran celebroi meshën e parë me 4 nëntor 1990
Duket se në tërë gurët e saj, kjo shtëpi mbart dhimbje të rënda të regjimit komunist, pasojat e të cilit i vuajtën gjithë familjarët, sidomos dom Simon Jubani e vëllai i tij, Dom Lazri.
Në këtë shtëpi, ku sipas pllakatës të vendosur në hyrje të saj, lindi demokracia midis terrorit komunist, jeton e vetme kunata e dom Simon Jubanit, Albina, njëherësh motra e këngëtarit të shquar, Bik Ndoja.
Për RTSH ajo rrëfen vitet e jetës në një shtëpi me dom Simonin dhe kalvarin e vuajtjeve të tij.
Mesha e kremtuar nga Dom Simoni, më 4 Nëntor 1990, i parapriu ardhjes së lirisë e të demokracisë në Shqipëri .
Dom Simon Jubani vdiq në moshën 84-vjeçare me 12 korrik 2011, duke lënë pas një trashëgimi të pasur nga puna e tij dhe kujtimin e një figure, simbol i vuajtjes dhe qëndresës nga terrori i diktaturës komuniste.