Në spital prej 10 ditësh, Vatikani: Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut mbetet kritike

Vatikani

Vijon të mbetet kritike gjendja shëndetësore e Papa Françeskut. Vatikani ka bërë me dije se nga mbrëmja e djeshme Ati i Shenjtë nuk ka paraqitur më kriza respiratorë, por shton se gjendja e tij mbetet kritike.

Sipas njoftimit të dhënë nga Vatikani, Papa Francesku ka kryer transfuzion gjaku për shkak të rënies së hemoglobinës.  

Françesku është vigjilent, oksigjeni vazhdon të administrohet, vlerat e gjakut përmirësohen falë transfuzioneve, ka insuficiencë renale fillestare dhe të lehtë, sot ka marrë pjesë në Meshë. Nga faqen @Pontifex falënderon për shfaqjet e dashurisë dhe afërsisë, duke thënë se i lanë përshtypje vizatimet dhe letrat e fëmijëve. Shumë prej tyre u dërguan nga nxënës të shkollave italiane. Mesha dhe Rruzare në çdo dioqezë.

Gjendja e Atit të Shenjtë mbetet kritike; megjithatë, që nga mbrëmja e djeshme ai nuk ka paraqitur më kriza respiratore. Dy njësitë e qelizave të kuqe të gjakut i ka kryer me përfitim dhe me kthim të vlerës së hemoglobinës. Trombocitopenia është e qëndrueshme; megjithatë, disa analiza gjaku tregojnë një insuficiencë renale fillestare, të lehtë, aktualisht nën kontroll.

Terapia me oksigjen vazhdon me rrjedhje të larta nëpër kanulat e hundës. Ati i Shenjtë vazhdon të jetë vigjilent dhe i orientuar mirë””, thuhet në njoftim.

Papa Francesku ndodhet prej 10 ditësh i shtruar në spitalin Gemelli. Ditën e parë të shtrimit të tij, Papa u paraqit në spital me bronkit dhe për këtë arsye vendosi të pezullonte përkohësisht takimet e tij zyrtare në bibliotekën e Vatikanit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.