Lajme

“Në vjeshtë nisin protestat”, Noka: Bllokim kudo deri në largimin e Edi Ramës dhe krijimin e qeverisë teknike

Demokratët nuk do ta vonojnë më nisjen e protestave për rrëzimin nga pushteti të kryeministri Edi Rama, duke patur objektiv kryesor krijimin e një qeverie teknike për zgjedhjet.

Jemi të gjithë në terren, në bashkëbisedim me qytetarët. Vjeshta do të jetë vjeshta e ndryshimit, do të jetë vjeshtë e nxehtë për qeverinë, por do të jetë vjeshta e ndryshimit”- u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”.

Numri dy i PD e ka të qartë se kjo është një ndërmarrje, ku PD ka dështuar disa herë në të kaluarën, por ai beson se dështimi lidhet me Lulzim Bashën.

Në 2017-ën, ai u mbyll në zyrë dhe bëri pazar. Tani nuk ka mbyllje në zyrë dhe nuk ka pazar. Po shkojmë drejt 2025-ës dhe nuk ka turp më të madh që këtu votat t’i diktojnë Bajrit, Ndokët, Rrajat, Troplinët, Çelët. Ne jemi gati të paguajmë çdo çmim për votën.”- tha Flamur Noka. I pyetur se çfarë do të bëjnë ndryshe këtë herë dhe nëse do të bllokojnë nyjet strategjike si rrugë, porte dhe aeroportin, zoti Noka la gjithçka hapur.

Pa diskutim, janë të gjitha në tryezën e diskutimeve. Të gjitha. Ajo që unë di të them sot është që ne nuk do të kemi një protestë një orësh apo dy orësh. Do të jenë të vazhdueshme dhe bllokuese për ta detyruar Edi Ramën t’i hapë rrugë demokracisë në këtë vend”- theksoi Flamur Noka për RTSH.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

2 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

2 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

2 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

2 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

2 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

2 hours ago

This website uses cookies.