Categories: BotaLajme

Negociata intensive për të liruar 200 pengjet nga Hamasi. Përfshihen SHBA, Izraeli, Katari dhe Egjipti

Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Katari, Egjipti janë të angazhuar në diskutimet e vazhdueshme me Hamasin për lirimin e pengjeve.

Katër pengje – dy amerikanë dhe dy izraelitë – janë liruar deri më tani. Por shpresa është të arrihet një marrëveshje për një grup më të madh pengjesh për t’i liruar menjëherë.

Izraeli po bën presion për një plan gjithëpërfshirës për lirimin e pengjeve. Sipas Izraelit, janë më shumë se 200 pengje që besohet se mbahen nga Hamasi në Gaza.

Izraeli deri më tani ka frenuar të bëjë një inkursion tokësor në Gaza dhe SHBA-ja i ka bërë presion Izraelit që të vonojë më tej pushtimin e tij për të lejuar lirimin e më shumë pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Megjithatë, nuk ka një afat kohor specifik për vonesat dhe nuk besojnë se izraelitët do të qëndrojnë për më shumë se disa ditë.

Si pjesë e negociatave, Hamasi dëshiron që të lejohet ë shumë karburant në enklavën bregdetare, por zyrtarët izraelitë e kanë bërë të qartë publikisht se kjo nuk është e negociueshme.

Në një bisedë telefonike të hënën në mbrëmje, presidenti Joe Biden dhe kryeministri Benjamin Netanjahu diskutuan situatën që rrethon pengjet teksa po planifikohet një pushtim tokësor.

Presidenti përshëndeti lirimin e dy pengjeve të tjera nga Gaza më herët sot dhe riafirmoi angazhimin e tij për përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura të marra nga Hamasi – përfshirë amerikanët – dhe për të siguruar kalim të sigurt për qytetarët amerikanë dhe civilët e tjerë në Gaza”, tha Shtëpia e Bardhë pas telefonatës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

20 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

20 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

20 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

21 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

21 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

21 hours ago

This website uses cookies.