Negociatat me BE, Rama: Shpresojmë që në 2025 të mbyllim të gjithë grupkapitujt

Edi Rama ka bërë

“Hap i rëndësishëm për hapjen e grupkapitullit të ri”, ka qenë kjo deklarata që kryeministri Edi Rama ka bërë nga Brukseli në kuadër të mbajtjes së Konferencës së Tretë Ndërqeveritare Shqipëri–BE për hapjen e grupkapitullit të VI të negociatave “Marrëdhëniet me jashtë”.

Kreu i qeverisë shqiptare shpreson që deri në pranverë të hapen më shumë grupkapituj.

Jemi këtu për të bërë një hap të ri të rëndësishëm dhe për të hapur një klaster të ri, i cili është shumë i rëndësishëm përsa i përket planit tonë, sepse është një hap i cili po bëhet sipas planit. Po, duhet të vazhdojmë përpara dhe ambicia jonë është të hapim më shumë klastera, shpresojmë në pranverë dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me klasterat e hapur. Është vërtet ditë e mirë për vendin tonë dhe është hap motivues për të gjithë ne”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë shoqërohet nga Ministri i Jashtëm Igli Hasani, Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni.

Hapja e grupkapitullit të VI të negociatave “Marrëdhëniet me jashtë” përfshin kapitujt negociues 30 dhe 31, “Marrëdhëniet e jashtme” dhe “Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.