“Hap i rëndësishëm për hapjen e grupkapitullit të ri”, ka qenë kjo deklarata që kryeministri Edi Rama ka bërë nga Brukseli në kuadër të mbajtjes së Konferencës së Tretë Ndërqeveritare Shqipëri–BE për hapjen e grupkapitullit të VI të negociatave “Marrëdhëniet me jashtë”.
Kreu i qeverisë shqiptare shpreson që deri në pranverë të hapen më shumë grupkapituj.
“Jemi këtu për të bërë një hap të ri të rëndësishëm dhe për të hapur një klaster të ri, i cili është shumë i rëndësishëm përsa i përket planit tonë, sepse është një hap i cili po bëhet sipas planit. Po, duhet të vazhdojmë përpara dhe ambicia jonë është të hapim më shumë klastera, shpresojmë në pranverë dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me klasterat e hapur. Është vërtet ditë e mirë për vendin tonë dhe është hap motivues për të gjithë ne”, deklaroi Rama.
Kreu i qeverisë shoqërohet nga Ministri i Jashtëm Igli Hasani, Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni.
Hapja e grupkapitullit të VI të negociatave “Marrëdhëniet me jashtë” përfshin kapitujt negociues 30 dhe 31, “Marrëdhëniet e jashtme” dhe “Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes”.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.